Ançeloti: Nuk mendojë se ka problem mes Belingamit dhe Vinicius Jr

Real Madrid fitoi 2 me 1 kundër Selta Vigos, ku Mbappe dhe Vinicius ndihmuan “Los Blankos” të kapin vendin e pare. Në fund të ndeshjes, në konferencën për shtyp foli trajneri Karlo Ançeloti. Nisur nga ndryshimi i sistemit të lojës, me mesfushën në formën e rombit.

“Ajo për të cilën nuk punuam ishte humbja e topit. Ne vuajtëm në fillim dhe duhet ta rregullojmë këtë sepse qendërmbrojtësit ishin shumë të hapur dhe ne e humbëm topin në qendër. Ne mund të luajmë si gjithmonë, me Tçouameni në mesin e qendërmbrojtësve”.

 

Më pas trajneri pyetet për një Bellingham që u shfaq i zemëruar me Vinicius.

 

“Nuk e kam parë. Më duket një gjë e mirë, tregon karakter, që ai ka guxim. I pashë duke folur me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se kanë probleme”.

 

Më pas për pozicionin e Bellingham.

 

“Pozicioni i Bellinghamit ka ndryshuar. Më pëlqeu shumë. Ai ishte i kujdesshëm. Tçouaméni luajti mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe atje patëm një problem ekuilibri në pjesën e parë, bëra një gabim që nuk u shpjegova mirë lojtarëve se çfarë duhej të bënin”.

 

Së fundi për Luka Modriçin.

 

 “Luka gjithmonë jep kontributin e tij, ai ka një cilësi kaq të madhe sa që na ndihmon gjithmonë dhe ka qenë shumë i rëndësishëm. Ai është një futbollist fantastik. Ai nuk është një fëmijë, por ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Është fat për Real Madridin që e ka këtë lojtar,” tha në fund Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button