Ançeloti nuk mendon të ardhmen, është i koncetruar plotësisht te Reali

Edhe pse se është i lidhur vazhdimisht me kombëtaren e Brazilit, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka thënë se ka kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

Kontrata e Ançelotti te madrilenët përfundon në fund të sezonit, ndërsa te Brazili gjashtëdhjetë e katër vjeçari shihet si kandidat i preferuar për të zëvendësuar ish-trajnerin Tite, i cili u largua pas eliminimit të të Brazilit në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”.

“Gjëja që dua më së shumti është të përfundoj mirë këtë vit duke fituar ndeshje të mbetura, në mënyrë që të kemi një Krishtlindje të qetë. Ne kemi ende kohë për të menduar për vazhdimin e kontratës me Real Madrid”, ka thënë italiani.

LEXO EDHE:

Back to top button