Ançeloti: Reali nuk mund të nënvlerësohet, kjo fanellë peshon

“Pak menduan se do të më shihnit në këtë konferencë për shtyp”, deklaroi trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti para sfidës ndaj Bajernit.

Një thumbim i drejtpërdrejtë i italianit, me referencë Mançester Sitin, që mendohej se do të ishte sërish “xhelati” i Realit. Por Madridi, ia doli në “Etihad” dhe tani përgatitet për Bajernin.

“E kaluara mbetet një kujtim i mirë por kjo do të jetë një histori ndryshe. Është ndeshja e parë gjysmëfinale. Jemi të sigurt, duke pasur parasysh se po luajmë kundër një kundërshtari që ka mjete shumë të forta, cilësi dhe individualitet. Të gjithë janë të lumtur që jam këtu, sepse pakkush mendoi se do të jem në këtë konferencë për shtyp dhe më pas ekziston shqetësimi dhe besimi për të luajtur në një gjysmëfinale që mund të na çojë të luajmë në një tjetër finale 180-minutëshe dhe jo 90- minutëshe.

 

Bajerni është shumë i fortë në tranzicion dhe kanë lojtarë shumë të shpejtë. Ata mund të luajnë në mënyra të ndryshme. Ne jemi dy skuadra që nuk kemi një identitet shumë të qartë dhe mund të luajmë lojëra në mënyra të ndryshme.

 

Reali i Madridit nuk duhet nënvlerësuar kurrë në këtë kompeticion. E gjithë bota e di fare mirë se çfarë mund të bëjë Reali në këtë kompeticion. Unë ndjej se na respektojmë në të gjithë botën, kjo fanellë peshon shumë.

 

Ne kemi besim te vetja, por e respektojmë dhe Bajernin e Mynihut. Është e vërtetë se nuk kanë bërë ndonjë sezon kushedi se çfarë në Bundesligë, por kujtoj dy ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në çerekfinale, kanë qenë të shkëlqyera. Arsenali është një skuadër mjaft e fortë, janë në krye të Premier Ligës, por Bajerni shkëlqeu ndaj tyre. Duhet të bëjmë llogari me cilësinë dhe historinë e tyre në Ligën e Kampioneve, Jemi dy klube të ngjashëm në këtë drejtim dhe kjo vlen shumë në një kompeticion të tillë,” tha mes tjerash Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button