Ançeloti: Sfida ndaj Xhironës nuk do të vendos garën për titullin

Real Madridi-Xhirona është supersfida e javës së 24-ët të La Liga, me dy skuadrat që janë fuqishëm në garë për titullin. Duke folur në prag të takimi që luhet këtë të shtunë në orën 18:30, trajneri i “Los Blancos”, Karlo Ançeloti u shpreh se kjo sfidë nuk është vendimtare për sezonin.

“Kushdo që fiton do të jetë përpara, por ka ende shumë javë derë në përfundim të kampionatit. Të dyja skuadrat janë të pozicionuara shumë mirë dhe kjo ndeshje nuk do të vendosë kampionatin, por kush do të ketë avantazh ndaj të tjetrës. Nuk besoj se kampionati do të vendoset me këtë ndeshje, çfarëdo që të ndodhë”-u shpreh italiani.

LEXO EDHE:

Back to top button