Ançeloti tregon cila kombëtare është e kompletuar dhe cila mund të triumfojë

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka komentuar në lidhje me Kampionatin Botëror. Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje për të kuptuar fituesin e këtij trofeu prestigjioz. Së fundmi në lidhje me këtë ka komentuar edhe Ançelotti

“I kam ndjekur ndeshjet e Botërorit. Për mendimin tim, Brazili është ekipi më i kompletuar, sepse ka freskinë dhe përvojën e duhur”, tha Anceloti.

 

Mirëpo italiani tha se duhet të kenë kujdes edhe nga kombëtaret e tjera si Anglia apo Franca.

 

“Ekipet duhet të kenë kujdes nga Anglia. Ajo është një skuadër që nuk njeh limite dhe mund ta mposht çdo kombëtare. Jam shumë kurioz ta shoh ndaj Francës, sepse në çoftë se e kalon mund ta fitojë shumë lehtë krejt turneun”, u shpreh trajneri i Real Madridit për mediume spanjolle.

 

Kanë mbetur edhe tetë kombëtare që kanë arritur të prekin çerekfinalet në Kampionatin Botëror. Holanda, Argjentina, Brazili, Kroacia, Maroku, Portugalia, Franca dhe Anglia, janë kombëtaret që synojnë trofeun më prestigjioz, suksesin në Botëror.

LEXO EDHE:

Back to top button