Ançeloti: Vendim i rëndësishëm, s’duhet të ketë monopol

Karlo An­çeloti, trajner i Realit të Madridit është pyetur pas fitores ndaj Alavesit për vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Superligën.

“Ishte një vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet. Ka disa që nuk janë aq të bindur. Mendoj se do të jetë pozitive për të gjithë që të mos ketë monopol dhe të përmirësohet kalendari. Koha do të tregojë nëse është pozitive, por besoj se në fund do të jetë mirë për të gjithë botën”, theksoi trajneri italian në konferencë për shtypin.

Reali fitoi 1-0 në transfertë me Alavesin, me golin e fitores që u shënua në kohën shtesë. “Los Blancos” luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 54-t, pas ndëshkimit të Naços me karton të kuq.

LEXO EDHE:

Back to top button