Andre Onana: E lashë ekipin në baltë, humbëm për shkakun tim

Fillimi i sezonit të Andre Onana-s me Man. Junajtedin është paksa i ndërlikuar. Ish-portieri i Interit ishte protagonist i një gabimi shumë të rëndë në Ligwn e Kampionwve, ndaj Bajern Munihut. Onana, pasi pësoi golin e avantazhit momental të bavarezëve, qëndroi për disa sekonda me fytyrë poshtë, dukshëm i mërzitur për gabimin që kishte bërë. Gabimi jo i parë i sezonit të tij me “Djajtë e Kuq”, për fat të keq.
Menjëherë pas golit, siç u përmend, Onana qëndroi në bar për disa sekonda, me fytyrë përtokë, sikur nuk donte të besonte gabimin që sapo kishte bërë. Menjëherë më pas portierit kamerunas, këtë herë i pafajshëm, iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta e tij për herë të dytë, pas goditjes së Gnabri-t.
Përvoja e Onanës te Man. Junajtedi sigurisht që nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, përkundrazi. Ish-portieri i Interit ka bërë tashmë shumë gabime, më i bujshmi është ai ndaj Nottinghamit. Në fund të ndeshjes, e cila u mbyll 4-3 për Bajern Munihun, Onana doli para mikrofonave duke marrë përgjegjësinë për humbjen.
“Është përgjegjësia ime, për shkakun tim nuk fituam. Duhet të mësoj nga kjo. Kam shumë për të dëshmuar, sepse të them të vërtetën, fillimi im te Man. Junajtedi nuk ishte më i miri. Unë e lashë ekipin në baltë sonte,” tha mes tjerash Onana.