Andreevski: Maqedonia e gatshme të shpërndajë gaz natyror në Kosovë

“Përfitimet e përdorimit të gazit natyror do të ishin të mëdha si për Maqedoninë ashtu edhe për Kosovën,” tha për Alsat, Mitko Andreevski, një ekspert i energjetikës. Sipas tij, vendi ynë është i gatshëm të fillojë shpërndarjen në Kosovë dhe përfitimi nga kjo do të ishte i ndërsjellë për të dyja palët. Siguri më e madhe energjetike, çmime më të ulëta dhe ndotja e ajrit në mënyrë drastike do të zvogëlohet.
Si do të arrijë gazi natyror në Kosovë?” Ai do të arrijë përmes lidhjes së gazsjellësit tashmë ekzistues i cili është në Shkup në pjesën veriore të qytetit. Ekziston atje dhe ka një kapacitet prej 800 milion metra kub dhe vjen nga Bullgaria dhe ne jemi rreth 12 kilometra deri në kufirin me Kosovën. Pastaj Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë gazsjellësin në njësitë e vetëqeverisjes lokale në territorin e saj – tha Mitko Andreevski -këshilltar i energjetikës në Qeveri.
Andreevski pret që autoritetet e Kosovës të marrin seriozisht ndërtimin e një sistemi të gazsjellësit në territorin e tyre, sepse sipas rregullave të Bashkimit Evropian, vendet në këtë rajon janë të detyruara që gradualisht të ulin prodhimin e energjisë elektrike, nga lëndët djegëse ndotëse siç është qymyri.
Çmimi i gazit natyror ka disa elementë. Një nga elementët është çmimi i blerjes së këtij gazi natyror. Elementi i dytë është tranziti i tij nëpër vende, përmes Greqisë, përmes vendit tonë dhe në Kosovë -u shpreh Mitko Andreevski -këshilltar i energjetikës në Qeveri.
Sipas zyrtarëve, vendi ynë mund të luajë një rol të rëndësishëm në tregun e gazit dhe do t’i furnizonte Kosovën dhe Malin e Zi gjithashtu. Kjo mund të ndodhë nëse do të realizohen njoftimet për lidhje gazi me Greqinë, e cila duhet të fillojë ndërtimin në 2023. Vitin e kaluar, në Maqedoni gjithsej 48 konsumatorë janë kyçur në gaz. Pothuajse 296 milion metra kub gaz u harxhuan, që është 14% më shumë se në vitin 2018.
Ile Petrevski