Andrij Shevçenko: Çellsi ka marë një futbollist të talentuar

Një nga goditjet më të bujshme të Çellsit në merkaton e janarit ishte transferimi i talentit ukrainas, Mikhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk në Londër për shifrën e 88.5 milionë paundëve. Megjithatë, përshtatja e 22-vjeçarit me futbollin britanik nuk po shkon sipas pritshmërive me Mudryk që në shtatë ndeshje ka në llogari vetëm një asist.

Nuk kanë munguar edhe kritikat për sulmuesin anësor, edhe pse së fundmi në krah të tij del një zë i fortë si Andrij Shevçenko. Ish-futbollisti i famshëm i Milanit thekson se Mudryk është një lojtar i së ardhmes dhe që ka nevojë për kohë.

“Çellsi ka transferuar një lojtar shumë të talentuar, është i ri dhe është një nga ata që do të shkëlqejë në të ardhmen. Ai vetëm sa e ka nisur rrugën e tij në futbollin e madh. Është bërë pjesë e një projekti ambicioz dhe është në duar të sigurta te Çellsi. Fakti që Çellsi e transferoi në këtë moment vërteton sa shumë klubi i beson atij”, u shpreh Shevçenko.

LEXO EDHE:

Back to top button