Anëtaret e korit Teuta në “Ftesë në studio”: Sot muzika shikohet, nuk dëgjohet

Anëtaret e korit Teuta në "Ftesë në studio": Sot muzika shikohet, nuk dëgjohet

Xhemazije Rizvani

Të ftuara në emisionin ” Ftesë në studio” me Xhemazije Rizvanin ishin dy anëtare nga kori i grave ” Teuta”, Ramije Ibraimi si dhe Flora Kasapi. Po ashtu edhe këngëtarja Anita Aziri dhe anërarja e bordit të festivalit, menaxherja e korit njëkohësisht pedagogia Liveta Latifi.

Në emision mbizotëroi një disponim dhe energji shukë e mirë që e sollën të ftuarat sot.

Ato nuk zbuluar programin, duke e lënë publikun kureshtarë, por thanë se janë katër këngë që kanë përgatitur.

Anita Aziri u shpreh entuziaste dhe me gjithë dëshirë kishte pranuar ftesën që t’i bashkangjitej këtij formacioni, ku siç thotë ajo te secila ndjen sikur gjen një nënë të dytë.

Zonja Flora tha se muzika tash shikohet, nuk dëgjohet.

Zonja Ramije tha se të rinjtë dëgjojnë muzikë me fjalë të kota, fjalë banale.

Të ftuarat shprehën vërejtjen për muzikën që dëgjohet sot dhe se në shtëpitë tona nuk dëgjohet dhe nuk ofrohet muzikë qytetare apo muzikë e mirëfilltë shqipe. Pedagogia Liveta Latifi lidhur me këtë tha: “të rinjtë 80 për qind të kohës dëgjojnë këngë që promovojnë lëndë narkotike,  promovojnë dhunë. Unë shpesh u them nxënëseve, pse kënaqeni kur ju krahasojnë me një lëndë narkotike, me një lëndë vrasëse dhe nuk ju krahasojnë më me një lule”.

Zonja Ramije dhe zonja Flora thanë se të rinjtë jetojnë me shumë stres dhe sekreti i tyre që duken ashtu si duken është kënga pa të cilën s’jetojnë dot.

Anita Aziri tha se muzika është bërë pazar dhe pak  dëgjohet muzika me të cilën ne jemi rrit.

Koncerti i Festivalit Teuta do jetë të dielën ku do jenë të pranishme plot grupw muzikore nga vende të ndryshme, artistë nga vendi dhe përplot risi.

Hyrja është e lirë !

LEXO EDHE:

Back to top button