Anëtarët e NSYNC pritet të shkojnë së bashku në premierën e filmit “The Trolls”
Anëtarët e NSYNC pritet të shkojnë së bashku në premierën e filmit “The Trolls”

Grupi i këngëtarëve NSYNC anëtar i të cilit është edhe ylli Justin Timberlake po planifikon të shkojë në premierën e filmit “The Trolls” që do të shfaqet të premten më 17 nëntor, raporton TMZ.
NSYNC janë ribashkuar pas 20 vjetësh për të bërë këngën “Better Place” për filmin.
Një ditë pasi grupi u shfaq në publik në ngjarjen “MTV Video Music AWARDS 2023” për herë të parë pas shumë vitesh, kompania filmike “DreamWorks” ndau një trailer pothuajse treminutësh me këngën e re të NSYNC, “Better Place.”
TMZ ka shkruar se kjo gjë po ndodh me urdhër të studios “Universal”, për të cilën iu është thënë se po përpiqet të nxjerrë grupin NSYNC para gazetarëve dhe publikut në çdo mënyrë që ata të munden për të promovuar filmin … dhe sipas TMZ po duket qartë se ata e dinë se sa ta famshëm janë NSYNC si grup.
Tani që greva SAG-AFTRA mbaroi, pothuajse çdo studio e madhe po e bën këtë, duke mbledhur yjet e tyre të mëdhenj dhe duke u përpjekur të marrin pak vëmendje pas disa kthimeve mediokre që pati arka filmike kohët e fundit.
Ylli Brie Larson e provoi këtë praktikë javën e kaluar … por TMZ e ka quajtur tentativën “pa rezultat”.
Burime të brendshme i kanë thënë TMZ-së se nëse greva do të kishte përfunduar një muaj më parë, “Universal” do të kishte planifikuar një premierë masive me të 5 anëtarët, por në vend të kësaj ata po mundohen që ngjarjen ta bëjnë të duket disi më të vogël me shpresën se mund të nxisin publikun duke u përpjekur ta bashkojë grupin.
Asnjë nga anëtarët e NSYNK nuk ka folur për këtë çështje ndërkohë që Justin Timberlake është duke punuar për një album të ri dhe turne.