“Anfilld Roud” vendi i derbi të javës, Liverpull – Totenham

Pas 12 javëve të para të këtij sezoni në Premier Ligë, Liverpul-Totenham është sfida për t’u ndjekur në kampionatin anglez dhe që ngjall më shumë interes, pasi “The Reds” dhe “Spurs” janë dy ekipet që kanë bërë më mirë në këtë fillim sezoni dhe sëbashku kryesojnë renditjen në kuotën e 25 pikëve. Pikërisht java e 13-të vendos përballë formacionin e Klopit ndaj ekipit të Hoze Murinjos, në një sfidë që parashikohet spektakolare dhe intriguese.

Me plot 7 mungesa, Liverpuli i Klopit shkon në sfidën ndaj Totenhamit me shumë mangësi në mbrojtje, ndërsa sëfundmi listës së dëmtimeve u është shtuar edhe sulmuesi i momentit në kampin e kuq, portugezi Diogo Jota. Mourinjo nuk ka probleme me dëmtimet dhe i vetmi që mbetet jashtë është argjentinasi Erik Lamela i cili nuk shihet si titullar.

Në 5 transfertat e fundit në “Anfield Road”, Tottenhami është mundur 3 herë dhe ka barazuar dy herë, por këtë herë në praninë e vetëm 2 mijë shikuesve që gjithsesi do të bëjnë shumë zhurmë për të ndihmuar “The Reds”. (Supersport)

LEXO EDHE:

Back to top button