Angela Prajs Ageler dorëzoi letrat kredenciale

Angela Prajs Ageler dorëzoi letrat kredenciale

Ambasadorja e re e SHBA-së në vend, Angella Prajs Ageler, i dorëzoi sot kopjet e letrave kredenciale. Ministria e Jashtme theksoi se me përvojën e saj, ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit. Me autoritetet në Shkup, ajo foli për dialogun strategjik me SHBA-në, por edhe për aleancën e fortë mes dy vendeve në kuadër të Aleancës së NATO-s, me theks në agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Ajo njoftoi më herët në seancën dëgjimore para senatorëve amerikanë se, lufta kundër korrupsionit në vend do të jetë një nga prioritetet e saj kryesore. Ky nuk është funksioni i saj i parë në Shkup. Më parë ajo ka qenë përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun në ambasadën amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button