Angellovski, nesër emrat e futbollistëve për “EURO 2020”

Trajneri i Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski, të enjtën në orën 11.00, do të shpalos listën e futbollistëve të cilët do të debutojnë në Kampionatin Evropian në Bukuresht dhe Amsterdam. Tre kombëtaret kundërshtare: Austria (13 qershor), Ukraina (17 qershor) dhe Holanda (21 qershor) kanë shpalosur emrat e futbollistëve, tani është radha e Angelovskit që të tregojë emrat e 26 futbollistëve.

Kohë më parë UEFA lejoi që lista e futbolistëve të zgjërohet për 3 futbollist , të cilët do të jenë si zëvëndësim, në rast të lëndimeve dhe prekjes me “Covid 19” të ndonjë futbollisti standard.

Angellovski nuk pritet të bëj ndryshime drastike, pasi që paralajmëroi se në listë do të jenë emrat e futbollistëve të cilët ishin pjesë e eliminatoreve historike, ndërsa dilema e vetme mbetet se kush do të jetë zëvëndësimi për Ilija Nestorovskin , që për shkak të operimit të gjurit, do të mungojë në EURO 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button