Angelovski: Besojë se ne do kalojmë në finale

Përfaqësuesja e Maqedonis filloi stërvitjet para përballjes historike me Kosovën, më 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Trajneri i Maqeonisë, Igor Angelovski beson se Maqedonia do të jetë ajo që në fund të festojë fitoren dhe kualifikimin.

“Kjo ndeshje mund të na afron edhe më shumë deri te Kampionati Evropian. Është gjysmëfinale, ku fituesi kalon në finale dhe unë shpresojë se ne do të jemi ata. Ndeshje historike? Maqedonia pret 30 vite që të vijë deri te balotazhi dhe tani jemi pran një sfide të tillë, mirëpo për mua do të ishte historike paraqitja e parë e Maqedonisë në një Kampionat Evropian. Duhet të zhvillojnë këtë ndeshe në formën tonë më të mirë, për çka nuk dyshojë. Pa marë parasysh se çka po ndodh në taborin kundërshtarë, në terren do të jenë 11 kundër 11 futbollistëve, të cilët dëshirojnë që të sjellin fitoren për kombëtaren e tyre. Jam i bindur se futbollistët e mi do të sjellin fitoren e aq pritur, me të cilën do të gëzojnë të gjithë,” tha mes tjerash trajneri Angelovski.

LEXO EDHE:

Back to top button