Angelovski fton 4 futbollist nga Liga e Parë

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski ka ftuar 4 futbollist nga Liga e Parë para sfidës me Gjeorgjinë, gjatë ditës së mërkurë. Lupço Doriev dhe Onur Totre nga Shkëndija, Darko Micevski nga Vardari dhe Tome Kitanovski nga Makedonija Gjorçe Petrov janë futbollistët e rinj në listën e Angellovskit.

Ndërkohë si shtesë ëshë ftuar qendërmbrojtës Agron Rufati, anëtari i Maqedonisë U21, që nuk ka të drejtë lojë ndaj Izraelit për shkak të kartonave të verdhë.

Përballja me Gjeorgjinë do të zhvillohet të mërkurën në orën 20.45, në kuadër të raundi të katërt të Ligës së Kombeve në Grupin e Dytë të Ligës C.

LEXO EDHE:

Back to top button