Angelovski kërkon rezultat pozitiv në Bukuresht

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dhe reprezentuesi Boban Nikolov në takimin me gazetarët para ndeshjes së nesërme kundër Rumanisë në Bukuresht, shpalosën pritshmëritë për ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

 

 

 

“Ne kemi disa probleme me futbollist të lënduar të cilët do të na mungojnë, por për Maqedoninë më e mira është që të funksionojmë si ekip. Unë si seleksionues dëshirojë ti kam më të mirët, por edhe në kësi lloj rrethana do të mundohemi të nxjerrim maksimumin nga futbollistët”, ka deklaruar Igor Angellovski.

Maksimalisht e respektojmë kombëtaren e Rumanisë, pasi që reprezentues të mirë. Dhe ja një shembull, Reprezentaconi U21 luan në Kampionat Evropian , por të gjithë janë vënë në dispozicion të kombëtares A. Mirëpo edhe ne mund të jemi një nivel më lartë, pasi që kishim kundërshtarë si Sllovenia, Izraeli, që janë mjaft kualitative, por treguam se mund tu bëjmë ballë dhe nuk shoh arsye pse mos të jetë njëjtë edhe ndaj Rumanisë,” tha mes tjerash Angelovski.

Ndërkohë Boban Nikolov ishte me presiz në dëshirat e futbollistëve, duke potecuar edhe një pikë do të ishte rezultat i mirë për Maqedoninë.

 

“Më gëzon fakti për mundësinë që të shihem dhe të luaj kundër disa ish-bashkëlojtarëve të mi të cilët i njoh një kohë të gjatë. Unë kam ardhur në Rumani nga mosha 12-13 vjeç. Por edhe përkrah asaj që jemi shumë miq të mirë, nesër në fushë do të jemi kundërshtarë të vërtetë dhe të fitojë më i miri. Mund të them se jam shumë i gëzuar që Bukureshti do të jetë nikoqiri jonë në Kampionatin Europian, kam shumë miq këtu, të cilët e di që do të jetë në përkrahjen tonë. Një pikë nga dueli i nesërm nuk do të jetë rezultat i keq. Rumania e ka rolin e favoritit, por ne kemi qëllimet tona dhe gjithsesi se shkojmë për një start pozitiv në ciklin e ri kualifikues”, tha Boban Nikolov.

Sfida Rumani-Maqedoni, zhvillohet të enjtën në stadiumin kombëtar të Rumanisë në Bukuresht, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button