Angelovski: Respektojmë Ukrainën, por presioni nuk është te ne

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli përgatitjet në prag të sfidës së dytë në EURO 2020, kundër kombëtares së Ukrainës.  Reprezentuesit të drejtuar nga trajneri Igor Angelovski, zhvilluan stërvitjen zyrtare në stadiumin Kombëtar të Bukureshtit, të parën, pas humbjes nga Austria (1-3), në fillim të “EURO 2020”. Trajneri Igor Angelovski thekosi se ka mëusar shumë nga sfida e parë dhe humbja nga Austria, por e konsideron si një paraqitje të fortë

“Ishte një mësim më i mirë për ne dhe për mua. Besojmë se kemi kualitet, pasi që dëshmuam se kemi kualitet , duke treguar se ishim kundështarë të denjë deri në minutën e 80-të duke luajtur në mënyrë ofenzive dhe jo të mbrohemi. Natyrsisht se do të ishte ndryshe po të shfrytëzonim rastet tona, dhe të shënonim gol përmes Elmasit dhe Nikollovit. Për fat të keq nuk i shfrytëzuam rastet dhe autriakët shënuan dy gola, në anën tjetër.

Kemi ardhur  këtu që të luftojmë për kualfikim në një të tetën e finales dhe qëndrojmë pas këtij qëllimi. Është një sfidë finale, dhe fituesi i ndeshjes do të rrit gjasat për kualifikim në 1/8 e finales. Në rast se Ukraina nuk arrin që të kalojë grupin, jo për ata do të jetë një tragjedi e madhe. Do të luajmë kundër një kombëtare kualiatative, e cila tregoi karakter dhe u kthye nga 0-2 ndaj Holandës. Kanë futbollist me kualitet individual si Malinovski, Zinçenko,Jermolenko, por edhe ne kemi adutet e tona. Nuk ndjejmë presion si ata.

Tema e Arnautoviqit nuk ka asnjë efekt ndaj ekipit. UEFA ishte e mendimit se duhet të sanksionojë dhe për ne është një storje e mbaruar.

LEXO EDHE:

Back to top button