Angli, gjendet kafka e një përbindëshi gjigant
Angli, gjendet kafka e një përbindëshi gjigant

Gjendet kafka e një përbindëshi gjigant detar në brigjet e Anglisë. Sipas shkencëtarëve, kafka i përket një pliozauri, që 150 milionë vite më parë terrorizonte gjallesat e oqeaneve. Fosili i gjendur është 2 metra i gjatë me 130 dhëmbë të gjatë dhe të mprehtë. Mendohet se gjatësia trupore e zvarranikut ka qenë 12 metra. Sipas studiuesve, ky është një prej zbulimeve më të mira mbi të cilat kanë punuar dhe se ata janë përqendruar në gjetjen e pjesës tjetër të trupit të pliozaurit. /Alsat.mk