Anglia dëshmon kualitetin, mbrojtja e Maqedonisë gabon vazhdimisht

Angli edhe njëherë konfirmoi se është në formë më të mirë se sa Maqedonia, pasi që në pjesën e parë krijoi 5 raste të pastërta dhe shënoi 3 gola. Ndërkohë gabimet e shumta në mbrojtjen e Maqedonisë ndikuan që lehtësisht të pranohen golat në O”ld Traford”.

Bakaja Sako kishte goditjen e parë drejt portës së Maqedonisë në fillim të takimit. Pak më vonë Ashkovski futet në zonë por bllokohet nga Meguajer.  I njejti futbollist në anën tjetër kanoset me goditje me kokë, por topi përfundon mbi rrjetë. Mbrojtësi anglez sërisht ishte në aksion në minutën 27.një minutë më vonë, Rashdord depërton në krahun e majtë dhe në zonë gjen Hari Kejnin për 1-0.

 

Në minutën e 38 vjen goditja e dytë e Anglisë me autor Bukajo Saka për epërsi komode 2-0.

Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Henderson shfrytëzon gabimin e Ristovskit dhe asiston për Rashfordin për 3-0.

LEXO EDHE:

Back to top button