Anglia me mungesa, do të jetë pa qëndërmbrojtësin me ndikimi përball Zvicrës

Kombëtarja e Anglisë do ta ketë një mungesë të madhe për ndeshjen e radhës që e luan në “Euro 2024”. Anglia, tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, fazë në të cilën do të përballet me Zvicrën. E në këtë ndeshje që luhet të shtunën prej orës 18:00, Anglia do të jetë pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.

Mbrojtësi Mark Guehi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Geret Sauthgejtit për këtë ndeshje për shkak të pezullimit. Guehi është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë dhe duhet të pauzoj një ndeshje për shkak se tani ka plotësuar numrin prej dy kartonëve të verdhë në Evropian.

23-vjeçari ka qenë njëri prej lojtarëve më stabil të Anglisë në mbrojtje dhe mungesa e tij ndaj Zvicrës do të ndihet shumë. Trajneri Sauthgejt pritet të bëjë ndryshime në formacion për këtë ndeshje në qendër të mbrojtjes, pasi Guehi ishte partner i Xhon Stounsit, me të cilin ishin të pazëvendësueshëm tek Anglia.

LEXO EDHE:

Back to top button