Anglia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit në mesnatë

Anglia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit në mesnatë

Ministri britanik i Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë, Peter Kyle, tha se qeveria po shqyrton një plan të madh për të futur kufizime në mediat sociale për përdoruesit e mitur.

Sipas idesë, “ndalimi i qarkullimit” do të fillonte në orën 22:00 dhe do të zgjaste deri në mëngjes, dhe do të mbulonte të gjithë përdoruesit nën moshën 16 vjeç.

“Këto janë gjëra që po shqyrtohen,” tha Kyle.

Propozimi erdhi mes shqetësimeve se si natyra “varësuese” e mediave sociale prish orët normale të gjumit, gjë që ndikon në shkollë, si dhe në sjelljen familjare.

Ministri i përshkroi rregullat e reja si një “ndryshim rrënjësor”.

LEXO EDHE:

Back to top button