Anhel Di Maria futet në “TOP 10” të legjendave të futbollit

Rosario Central u shpall kampion i Ligës Profesionale Argjentinase për sezonin 2025, duke përfunduar në krye të klasifikimit vjetor. Ky triumf pati një emocion të veçantë për Anhel Di Maria, i rikthyer në klubin e fëmijërisë, ku luajti përpara se të niste karrierën e suksesshme në Europë (te Benfika, Real Madridi, Man. Junajted, PSZH dhe Juventusi).

Për 37-vjeçarin, ky titull ka një vlerë të veçantë, sepse është i pari për të në Argjentinë. Me këtë sukses, Di Maria u fut në “Top 10” e lojtarëve më të titulluar në historinë e futbollit, në krah të Maxwell, ish-lojtar i Interit.

Lista prestigjioze përfshin legjenda si Lionel Mesi (46 tituj), Dani Alves (43), Markinjos (40), Andrés Iniesta (40), Hosam Hasan (40), David Alaba (39), Hosam Ashour (39), Karim Benzema (38), Xherard Pike (38), dhe në vendin e 10-të Maxvell e Di Maria me nga 37 tituj. Ky vend i siguron Di Maria statusin e legjendës globale në futboll.

LEXO EDHE:

Back to top button