Anhel Di Maria rikthehet te Benfika

Anhel Di Maria përfundoi kontratën e tij me Juventusin dhe nuk e rinovoi. Anësori argjentinas prej ditësh ishte në diskutime e sipër me ish-klubin e tij, Benfika, për një rikthim të mundshëm dhe tashmë nuk ka më dyshime.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është realizuar me sukses dhe Di Maria do të jetë lojtar i klubit portugez.

Gjatë ditës së sotme pritet firma dhe prezantimi. Kontrata e sulmuesit argjentinas me “shqiponjat” e Lisbonës, do të jetë deri në qershor të vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button