Anija e parë ukrainase me grurë ka arritur në Turqi

Anija e parë ukrainase me grurë ka arritur në Turqi

Anija e parë me grurë që lundroi nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus mbërriti në Bosfor. Anija e mallrave Razoni me 26 mijë ton misër do të inspektohet përpara se të vazhdojë udhëtimin e saj për në Liban.

Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga shkurti kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë, duke intensifikuar mungesën globale të ushqimit.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB muajin e kaluar, të dyja palët ranë dakord që dërgesat mund të vazhdojnë.

Në video-fjalimin e së martës mbrëma, presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëshiron të shohë që eksportet e grurit të bëhen rregullisht.

“Tani synimi ynë është që të kemi eksporte të rregullta dhe që kur një anije largohet nga porti, të përgatiten edhe anijet e tjera dhe ato që marrin mallra dhe ato që i afrohen portit”, tha Zelensky.

Përveç lehtësimit të mungesës së ushqimit gjetkë, presidenti ukrainas shprehu shpresën se eksportet do të inkurajonin fermerët ukrainas të mbjellin fara për sezonin e ardhshëm.

“Kjo është çështje e sigurisë ushqimore edhe për vendin tonë dhe është koha të sigurojmë veten për vitin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Anija e mallrave Razoni u largua nga porti ukrainas i Odessa të hënën, në rrugë për në Tripoli, Liban. 

LEXO EDHE:

Back to top button