Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s. Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar.








