Anija turistike “Icon of the Seas” nis udhëtimin e parë
Anija turistike “Icon of the Seas” nis udhëtimin e parë

Anija turistike “Icon of the Seas”, e cila është tre apo më shumë herë më e madhe se një fushë futbolli, nis udhëtimin e saj të parë ditën e nga Majami në SHBA. Anija ka 20 kuverta dhe transporton mbi 7,000 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh. Ajo gjithashtu posedon një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash. Anija ka shtatë pishina, më shumë se 40 restorante dhe bare. Ajo peshon 250,800 ton dhe një gjatësi prej 365 metrave. Kompania ka theksuar se anija funksionon me gaz natyror të lëngshëm dhe se ajo është vetëm një pjesë e strategjisë alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë.