Anisa Ymeri:  Ejani dhe vizitoni shtëpitë ku kanë shkruar Agolli dhe Kadareja

Anisa Ymeri:  Ejani dhe vizitoni shtëpitë ku kanë shkruar Agolli dhe Kadareja

Anisa Ymeri ishte në “Ftesë në studio” me Xhemazije Rizvanin dhe folën për studiot muze të dy kolosëve të letërsisë shqipe të cilat drejtohen nga gazetarja e njohur e kulturës Anisa Ymeri.

Brenda mund të gjesh gjithçka sipas saj, si në një shtëpi që dikush ka banuar dikur.

Ajo foli dhe për letrat e dashurisë të shkruara mes Agollit dhe gruas së tij të dytë  Sadijes, që e njoftoi në dasmën e Helenës me Kadarenë.

Letrat janë ruajtur nga vetë Agolli dhe janë dorëzuar te Anisa për ekspozim në muze nga e bija e shkrimtarit Elona Agolli.

Sipas Anisës , këto letra ia kanë shkruar vlerën studio “Agollit” pasi në letërsinë shqipe nuk ka një letërkëmbim tjetër aq voluminoz dhe të zjarrtë, ka në letërsitë e huaja, po në shqip janë ruajtur vetëm këto.

Eja në MUZE dhe zbulo një histori të kulturës dhe

Shqipërisë përmes shtëpive ku kanë jetuar dhe ku kanë krijuar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Orari i vizitave

E Martë – E shtunë ⏰ 10:00 – 18:00

E Diel ⏰ 10:00 – 14.00

“Jemi HAPUR çdo ditë pushimi zyrtar me orar të plotë”- tha për fund Anisa. Ndërkohë emisionin e plotë e ndiqni në linkun në vazhdim:

LEXO EDHE:

Back to top button