Anjeli, e ka thyer heshtjen pas largimit nga “Zonja e Vjetër”

Në një deklarim të dhënë së fundi, ai tha se ishte një vendim i vështirë ta linte klubin nga Torino, por sipas tij, ky modifikim ishte shumë i nevojshëm.

“Largimi nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultatet maksimale. Juventus vjen para së gjithash dhe ne na duhet të mbrojmë interesat e klubit. Jam i bindur se kam bërë mirë në këto vite si president i klubit. Rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme dhe vendimi për të bërë një hap pas tani ishte i nevojshëm“, u shpreh Agnelli, transmeton lajmi.net.

Juventusi aktualisht gjendet në pozitë jo shumë të mirë sa i përket garës për titull, pasi i ka lëshuar disa pikë rrugës.

Pos Anjelit, pati edhe disa largime të tjera të rëndësishme nga ish-kampionët italianë, diçka që ngjalli panikë te tifozët, pasi largimet në fjalë erdhën papritur.

LEXO EDHE:

Back to top button