“Ankand”, 46 Milionë euro për makinën e vitit 1954

“Ankand”, 46 Milionë euro për makinën e vitit 1954

Një makinë e rrallë garash Mercedes “Silver Arrou” u shit në ankand për 46.5 milionë euro. Ankandi u organizua nga shtëpia e ankandeve Sothbaj, në muzeun në Shtutgart të Gjermanisë. Vetura U196R e hollë dhe e rafinuar daton nga viti 1954 dhe është një nga vetëm katër modelet plotësisht të ruajtura që besohet se ekzistojnë. Blerësi i automjetit do të duhet të paguajë edhe tarifat dhe taksat, duke e çuar çmimin përfundimtar në 51.155 milionë euro. Vetura është përdorur edhe për gara, duke fituar çmimin e madh të Argjentinës në Buenos Aires dhe në Itali. Mercedes Benz ia dhuroi makinën Muzeut Indianapolis në SHBA në vitin 1965. Muzeu ka në plan të përdorë të ardhurat nga ankandi për të rinovuar objektet e tij dhe për të zgjeruar koleksionin e tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button