Antarktida lindore, pika më e ftohtë në tokë
Antarktida lindore, pika më e ftohtë në tokë

Antarktida Lindore është pika më e ftohtë në Tokë, ku temperaturat arrijnë deri në minus 98 gradë celsius. Studiuesit analizuan të dhënat satelitore të mbledhura nga zona, të cilat treguan se temperaturat në zonë mund të arrijnë deri në minus 98 gradë celsius. Ted Skambos nga Universiteti i Kolorado-Bullder , i cili drejtoi hulumtimin tha se ky vend i veçantë është pika më e ftohtë në tokë. Megjithatë, temperaturat ekstreme në Polin e Jugut dhe Rrethin Arktik janë të njohura në mbarë botën. Temperaturat mesatare priren të lëvizin nga minus 25 gradë Celsius deri në minus 45 gradë. /Alsat.mk