Antetokounmpo dhe Mbape, tallen me ofertën e AL Hilalit

Ylli i NBA-së, Xhiannis Antetokounmpo iu ofrua Al-Hilal-it pas ofertës së tyre rekord botëror për Kilian Mbappe,  diçka që yllit të PSZH-së e gjeti shumë qesharake. Mbape ka qenë subjekt i një oferte rekord botëror prej 300 milionë eurosh nga Al-Hilal, por ai nuk është i prirur për lëvizje, me lojtarin që në vend të kësaj është i gatshëm të ulet në stol për kohëzgjatjen e sezonit.

Antetokounmpo, ish-MVP i NBA, postoi një postim në Tëitter në të cilin i lutej Al-Hilal që ta merrte në vend të tij, duke këmbëngulur se ai “duket si sulmuesi”, me Mbappe që i ishte ofruar një pagë 700 milionë euro dhe fituesi i Kupës së Botës. Pas atij postimi reagoi edhe ylli francez, duke qeshur me të.

Mbappe në vend të kësaj dëshiron të bashkohet me Real Madridin verën e ardhshme, si agjent i lirë, kur ai mund të marrë një bonus të madh nënshkrimi. Duket e sigurt se ai nuk do të shkojë në Arabinë Saudite./lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button