Anti-korrupsioni do të ngre iniciativë për ndjekjen penale të dy ish-sekretarëve të Qeverisë

Gazetar: Mefail Ismaili

Anti-korrupsioni do të ngre iniciativë për ndjekjen penale të dy ish-sekretarëve të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zekiri lidhur me dyshimet se për pesë vite kanë punësuar në sekretariatin e Qeverisë qindra persona me kontrata autoriale.

Sipas anti-korrupsionit këto vendime nuk kanë qenë në përputhshmëri me Ligjin për punësim në sektorin publik, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 2,5 milionë euro.

“Nga viti 2017 deri në fund të tetorit të vitit 2021 janë paguar 153 milion e 244 mijë e 219 denarë, ose 2 491 776 euro… Në vitin 2017 janë angazhuar 93 persona me kontratë autoriale, në vitin 2018 janë angazhuar 119 perona ndërsa në vitin 2019 janë 103 persona, në vitin 2020 janë 118 persona me kontratë autoriale, në vitin 2021 për 78 persona. Duhet të kemi parasysh se në këto kontrata ka persona që u janë ripërtërirë kontratat gjatë viteve”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti Korrupsionit.

Iniciativë për padi penale, Anti korrupsioni do të ngre edhe për Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa dhe katër kryetar komunash, atë të Sarajit, Çairit,  Petrovecit dhe Bërvenicës të cilët në të njëjtën kohë e kanë punësuar ish-prezantuesen Besmira Ejupin me Kontrata në vepër për të kryer të njëjtat punë që i ka kryer për Avokatit te Shtetit.

Nga antikorrupsioni theksojnë se edhe tek këto komuna janë regjistruar dhjetëra punësime në vit me kontrata në vepër.

“Të gjitha këto marrëveshje tek këto institucione janë lidhur në periudhën e marsit të vitit 2021 dhe varësisht kush si ka vlerësuar për periudhën e angazhimit të saj. Disa kontrata janë prishur, disa kanë përfunduar e disa ende vlejnë… Të ngritët iniciativë për ndjekje penale për personat përgjegjës dhe deri në Qeveri për iniciativë për konstatimin e përgjegjësisë për Avokatin e shtetit”, tha Katica Nikollovska, Anëtare e Anti Korrupsionit.

Anëtari i Anti Korrupsionit, Nuri Bajrami tha se përgjegjësi duhet të ketë për më shumë udhëheqës institucionesh. Ai thekson se punësimet e këtij lloji detyrojnë të rinjtë të largohen nga vendi.

“Andaj tani e kemi këtë situatë me njerëzit që na ikin nga shteti, pasi nuk mund të arrijnë deri në punësim. Lidhur me pëlqimet që i jep Ministria e Financave ju them, pohoj dhe do të mbajë përgjegjësi personale për atë që do e them, se nuk duhet të jepen pëlqime të çfarëdollojshme dhe dedikim të mjeteve.

Qartë duhet të theksohet për se jepen pëlqimet dhe cilat janë mënyrat për plotësimin e vendeve të punës, në pajtueshmëri me ligjin për të punësuarit në sektorin publik’,tha Nuri Bajrami, anëtar i Anti Korrupsionit.

Nga Komisioni për Anti korrupsion, thanë se presin përgjigje dhe dokumentacionin e plotë nga Qeveria edhe për gjashtë të punësuarit në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të cilët, në janar, udhëtuan në Sofje si gazetarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button