Antidoping, dy kampionët e botes i drejtohen CAS

Kampioni i botës në garën e 100 metrave, atleti amerikan Kristian Koleman, i pezulluar dy vjet nga garat pasi ka munguar në 3 teste antidoping radhazi brenda një viti, ka apeluar vendimin pranë Gjykatës së Aribrtazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Koleman e ka kundërshtuar vendimin, pasi ka thënë se ishte një keqkuptim vendndodhja e tij në momentin që kanë ardhur specialistët antidoping në shtëpinë e tij. Aktualisht, atleti nuk mund të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

E njëjta situatë edhe për atleten e Bahreinit, Salva Eid Naser, kampione e botës në garën e 400 metrave. Vendimet e CAS priten me interes, pasi bëhet fjalë për dy atletë të njohur, pretendentë për medalje ari në Olimpiadë.

LEXO EDHE:

Back to top button