Antikorrupsioni: Kuvendi të siguroj legjislacion cilësor dhe të zgjeruar në sektorin e energjisë
Antikorrupsioni: Kuvendi të siguroj legjislacion cilësor dhe të zgjeruar në sektorin e energjisë
Kuvendi duhet të fokusohet që të sigurojë legjislacion cilësor dhe të zgjeruar në sektorin e energjisë, i cili cilësohet si sektor i rrezikshëm për shkak të qarkullimit të lartë të parave. Ky është paralajmërimi i Institutit për Demokraci Societas Civilis, në forsajt analizën, për sfidat aktuale dhe të ardhshme në luftën kundër korrupsionit. Në analizën e titulluar “Antikorrupsioni 2030: Ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?”, theksohet që paralelisht me miratimin e ligjeve të mira, Kuvendi duhet të përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur për të mbështetur aspiratën e institucioneve antikorrupsion për të ndërtuar rezistencë institucionale. Kuvendit i rekomandohet që të jetë i hapur për alokim më të madh të burimeve financiare për institucionet më të prekura nga mungesa e stafit cilësor. Veç kësaj, në analizë theksohet se Kuvendi duhet të njohë nevojën për të investuar në mbrojtjen ligjore dhe teknike të të gjithë aktorëve anti-korrupsion nën rrezik të vazhdueshëm, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre. /Alsat.mk