Antoan Grizman afër të vazhdojë bashkëpunimin me Atletiko Madridin

Antoan Grizman afër është që të vazhdojë kontratën me Atletiko Madridin dhe ai pritet të qëndrojë te Atletiko Madridi.
Francezi i cili u lidh me një lëvizje drejt MLS, me raportimet e fundit të “Relevo”-s tregojnë se francezi është afër të vazhdojë kontratën e tij.
Francezi, thuhet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, ku po ashtu është pajtuar edhe për ulje të pagës. Grizman, këtë sezon për Atletikon ka shënuar 16 gola dhe 7 asistime në 46 paraqitje./IndeksOnline/