Antonio Konte dhe Interi, me lajm të mirë
Interi dhe trajneri Antonio Konte kanë marrë një lajm shumë të mirë , teksa mbrojtësi Alesandro Bastoni e ka kaluar përfundimisht koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram, mbrojtësi ka njoftuar se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë radhazi dhe tashmë është gati për tu bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.
Një lajm i mirë ky për zikaltërit, që do të kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Borusia Moshengladbah, ku do të kërkojnë fitoren, për të rikthyer qetësinë në ekip, pas asaj humbje në derbi ndaj Milanit.