Antonio Konte ishte kundër Ronaldos që të firmos me Totenhamin

Në verën e vitit 2022, portugezi Kristiano Ronaldo i kërkoi drejtuesve të Mançester Junajtedit që ta linin të shkonte në klubin që luan në Ligën e Kampionëve dhe Totenhami u bë një nga pretendentët për numrin 7.

Sipas “Daily Mail”, Ronaldo u konsiderua seriozisht në klubin londinez, por në fund, Antonio Konte dhe Daniel Levy vendosën që një nënshkrim i tillë nuk do t’i bënte dobi skuadrës.

Në nëntor, Kristiano Ronaldo ndërpreu kontratën me Man. Junajted dhe në fillim të janarit u bë lojtar i Al-Nassr nga Arabia Saudite. Antonio Konte dha dorëheqjen si trajner i Totenhamit më 26 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button