VIDEO / Antonio Rudiger tallet keq me Barcelonën, pamjet bëhen virale

Teksa po futeshim në javën e 17-të të kampionatit spanjoll, Real Madridi pati një mundësi të artë për të marrë pozitën e parë në rast se do fitonin ndaj Rayo Vallecanos të shtunën.

Por ekipi i Karlo Ançellottit dështoi, pasti ata u ndalën me barazim 3-3 në ‘Estadio de Vaellecas’, duke i dhënë një mundësi blaugranasve që ta zgjerojnë epërsinë në krye të tabelës me katër pikë në rast fitoreje ndaj Leganes.

Në letër, kjo ndeshje duket të ishte mjaft e lehtë për Barçën, por në fakt nuk ndodhi ashtu pasi ata u mposhtën me rezultat 1-0 mbrëmjen e së dielës nga ky kundërshtar. Ky rezultat i Barcelonës shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku në mesin e atyre që reaguan ishte edhe mbrojtësi Antonio Rudiger.

Rudiger ishte pjesëmarrës në një ngjarje të Red Bull dhe tashmë janë bërë virale pamjet kur ai përmes telefonit e kupton se rivali i tij ka humbur pikët.

Barcelona tashmë ka 38 pikë nga 18 ndeshje të luajtura në La Liga, aq sa ka edhe Atletico Madridi në pozitën e dytë që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe do të takohet me Barçën më vonë gjatë kësaj jave.

LEXO EDHE:

Back to top button