Anullohet tjetër garë, F1 në kërkim të piste tjetër

Fillimisht u shty për në nëntor dhe tani vjen vendimi për të anulluar garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Ky do të jetë viti i dytë radhazi që anullohet kjo garë, pas atij të vitit të kaluar, ku gara u anullua pak orë para nisjes së saj, kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Organizatorët e garës së Melburn bënë me dije se gara e planifikuar për më 21 nëntor është anulluar, për shkak të masave të rrepta që ka marrë qeveria australiane prej pandemisë “Covid-19”. Tashmë “Liberty Media” ka nisur nga puna për gjetjen e një piste për ta zëvendësuar.

“Liberty Media” synon të zhvillojë 23 gara këtë sezon, një rekord për Formula 1. Ideja është ajo e organizimit të një tjetër gare në Bahrein më 21 nëntor, duke parë se do të zhvillohen më pas një garë në Arabinë Saudite dhe një në Abu Dabi.

LEXO EDHE:

Back to top button