Anulohen tenderët me vlerë prej 37-milionë euro për stadiumet në Gjilan, Pejë e Mitrovicë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë eurosh, që lidhen me punët nëpër stadiume në tri nga qytetet e mëdha të Kosovës.

Ndërtimi i stadiumit të qytetit në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë prej tre milionë eurosh janë tri stadiumet që tenderët për ta janë anuluar tashmë.

Njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e prokurimit me arsyetimin se njoftimet fillestare janë vendosur gabimisht meqë janë ende në fazën e vlerësimit.

Gjatë ditëve të ardhshme apo edhe javëve pritet të sqarohet gjithçka, nëse projektet do të kthehen në pikën zero apo do të vazhdojnë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button