Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!
Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!

Është shtyrë për të katërtën herë me radhë fillimi i seancës për rigjykimin e rastit të spitalit modular në Tetovë, ku humbën jetët 14 persona. Shkak për shterjen e sotme, ashtu sikurse edhe herën e shkuar, ishte gjendja jo e mirë shëndetësore e gjyqtarit Jordan Vellkovski. Fillimi i rigjykimit të rastit të modularit në Tetovë, pritet të rifillojë më datë 18 të muajit mars. Njëri nga të akuzuarit në rastin e modularit, ish drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, tha për mediat se është fatkeqësi që kjo seancë nuk po fillon. Besimi tha se rasti i modularit duhet të nis dhe të përfundojë sa më shpejtë me qëllim që të del e vërteta në shesh.
Ndryshe, rastin e Spitalit modular të Tetovës, pas përfundimit të tij në qershor të vitit 2023, me ankesë në gjykatën e Apelit në Gostivar, lënda u kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës, ndërsa hoqi nga akuza njërin nga të akuzuarit, mjekun Boban Vuçeski, kurse ndaj të akuzuarve të tjerë, Gjykata e Apelit e Gostivarit, kërkoi që të shqiptohen dënimet e duhura.
Gjykata e Apelit në kthimin e lëndës për rigjykim, ka konstatuar se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund t’i vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante”. /Alsat.mk