“Apple” tërhoqi reklamën për “iPad Pro”-në e re për shkak të reagimit të publikut: Ja çfarë shkaktoi komente negative
Korporata amerikane e teknologjisë “Apple” ka kërkuar falje për një video të shkurtër reklamuese të tabletit të ri “iPad Pro” me çipin “M4”, pasi është përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale.

“Qëllimi ynë është gjithmonë të festojmë mënyrat e panumërta që përdoruesit shprehin veten dhe realizojnë idetë e tyre përmes iPad-it”. Ne e humbëm pikën me këtë video dhe na vjen keq për këtë”, tha drejtori i marketingut të Apple, Todd Myren, raporton CNBC.
CEO i Apple, Tim Cook e postoi videon e përmendur në profilin e X të martën, dhe Apple gjithashtu e postoi atë në YouTube.
Pamjet tregojnë mjete kreative si piano, kitarë, kamera, kanaçe me bojë ose libra që shkatërrohen gradualisht nga një thërrmues i madh hidraulik, në mënyrë që përfundimisht të gjitha këto objekte të shndërrohen në tabletin e ri të Apple.
Videoja tërhoqi tallje dhe zemërim nga shikuesit, pasi shumë thanë se shkatërrimi i mjeteve krijuese i ofendonte ata.