Arabia Saudite e bën festë ‘hallall’ Halloween-in

Arabia Saudite për herë të parë në histori ka organizuar festival për Halloween, një festë kjo dikur e ndaluar.

Gjërat definitivisht po ndryshojnë për Mbretërinë pasi sundimtari i ri de fakto dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman ka prezantuar reforma për modernizimin e vendit.

Festa e quajtur “Fundjava e frikshme” u zhvillua të enjten dhe të premten në Bulevardin e kryeqytetit saudit, Riadit.

Të ftuarit u veshën me kostume të frikshme dhe pozuan për foto, të cilat pastaj u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.

Megjithatë, festimi i Halloween në Arabi ka marrë kritika nga disa përdorues myslimanë të mediave sociale.

Ata kanë akuzuar institucionin fetar të Arabisë Saudite se ka standarde të dyfishta duke mos lejuar festimet e ditëlindjes së Profetit Muhamed, e njohur si El Mevlid.

Derisa, njëri nga të pranishmit në festë shpjegoi se doli për ta festuar Halloween-in vetëm për t’u argëtuar.

“Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar” -tha ai.

Ndryshe, Halloween është një festë që festohet me 31 tetor, kur njerëzit festojnë duke veshur kostume që imitojnë heronjtë e filmave horror dhe superheronjtë.

Rasti lidhet me veshjen e maskave dhe rrobave të frikshme, si dhe me qeniet si fantazmat, shtrigat, vampirët, skeletet dhe macet e zeza.

 

LEXO EDHE:

Back to top button