Arabia Saudite ndalon shitjen e birrës dhe pijeve alkoolike në Botërorin e 2024

Arabia Saudite ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e birrës apo pijeve të tjera alkoolike në Kupën e Botës 2034. Këtë e konfirmoi ambasadori i vendit arab në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2022, pija alkoolike nuk shitej në stadiumet e Katarit, por ishte e mundur të blihej në hotele dhe pika të tjera të përzgjedhura. Në fakt, ligji vendas kërkon që të mos përdoret dhe dënimet e parashikuara përfshijnë burg, kamxhik dhe dëbim.

Siç raportohet në “Times”, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud, i intervistuar për këtë çështje, u përgjigj shkurt.

“Jo, nuk do të ketë alkool. Ne nuk e lejojmë alkoolin për momentin, por ju ende mund të argëtoheni pa të. Nuk është absolutisht e nevojshme”.

 

“Nëse dëshironi të pini pasi të largoheni, jeni të mirëpritur. Por, tani për tani, ne nuk kemi alkool. Çdo vend ka kulturën e vet dhe ne jemi të lumtur t’i mirëpresim njerëzit brenda kufijve tanë dhe nuk duam ta ndryshojmë atë për dikë tjetër”, tha Princi.

 

Në vitin 2022, u zbulua vetëm dy ditë para së të niste Botërori në Katar, se birra nuk do të shitej në stadiumet e këtij shteti. Megjithatë, ishte ende e mundur për të blerë atë në hotel. Kjo e detyroi Budweiser të ndryshonte të gjitha planet në minutën e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button