Arauho sqaron përse ka vendosur që t’i nënshtrohet operimit

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho ka sqaruar vendimin e tij për t’iu nënshtruar një operacioni. Lojtari u lëndua në një paraqitje me kombëtaren e Uruguait dhe tani do të jetë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme.

“Dua ta bëj të qartë arsyen pse erdha deri te ky vendim, për të shmangur spekullimet. E dua vendin tim dhe e dua klubin tim. Pas shumë konsultave me profesionistë të ndryshëm, ne vendosëm se është më së miri të intervenojmë me operim. Nuk ka të bëj me të zgjedhurit e njërës skuadër para tjetrës, por për shëndetin tim dhe të kthehem në 100% sa më shpejtë të jetë e mundur. Personalisht, këto janë kohë të vështira dhe dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Me besim dhe punë të fortë, unë do të bëj më të mirën për t’u kthyer në skuadër sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shkruar Arauho në rrjetet sociale. Ai do të humb Kupën e Botës dhe mund edhe të ketë luajtur ndeshjen e fundit për vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button