Arbenita, Fero dhe Nina rikthehen në shtëpinë e tyre, ja si janë pritur

Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Brenda pak kohësh, Nina është kthyer në bebushin më të komentuar në rrjete sociale dhe të gjithë janë në një mendje se ajo është kopje e babi Feros.

Cifti s’e ka pasur problem të tregojë në rrjete sociale portretin ëngjëllor të vajzës së tyre, të cilën po e shohim teksa rritet çdo ditë.

Nina erdhi në jetë në Gjermani dhe pas dy muajsh në lëvizje, më në fund Fero dhe Arbenita janë kthyer në shtëpinë e tyre. Por si u pritën Nina dhe Arbenita në shtëpi?

“Më në fund në shtëpi”- shkruan modelja krahas postimit.

Fero ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin rrëfeu shumë detaje nga jeta e re dhe historia e dashurisë me Arbenitën. Fero tregoi se me modelen është njohur për herë të parë në Shkup dhe aq shumë është mahnitur nga bukuria e saj, sa nuk ka pasur mundësi që të dalë nga makina e t’i flasë.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar”, rrëfeu Fero, teksa shtoi se me Arbenitën kishte kontaktuar kohë më parë në rrjete sociale.

Reepri tha se Arbenita bëhet më shumë xheloze për të, duke qenë se ai është vazhdimisht i rrethuar nga fanset. Fero tregoi se në planet e çiftit është edhe një dasmë, e cila për shkak të situatës së pandemisë ka qenë e pamundur, prandaj janë mjaftuar me celebrimin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button