Arbër Zeneli feston golin e parë në Francë

Arbër Zeneli ka gjetur golin e parë sezonal në Ligue 1. Ylli dardan, i cili qëndroi rreth gjashtë muaj jashtë për shkak dëmtimi, ka realizuar golin e avantazhit për ekipin e tij në takimin Lorient-Reims.

Ishte minuta e 17-të kur 27-vjeçari i Reims dërgoi lehtësisht topin në rrjetë pas asistit të marrë nga El Bilal Toure, ndërkohë që vendasit gjetën golin e barazimit pas gjysmë ore lojë dhe pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.

Zeneli, një nga futbollistët më të mirë të përfaqësuese së Kosovës, u rikthye në fushë më 27 shkurt dhe prej atij momenti numëron një gol dhe tre asiste me skuadrën e Reims./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button