Arbi Vosha, do të vesh fanellën e Tikveshit
Arbi Vosha është futbollisti i ri i skuadrës së Tikveshit. Ish-përfaqësuesi i Maqedonisë për moshat e reja, vjen në Kavadar si përforcim pranveror, nga skuadra e Struga Trim Lum, ku kohëve të fundit nuk ka luajtur shumë.
Vosha vjen në mision shpëtimi, siç thuhet, sepse skuadra nga Kavadari këtë sezon ka një problem të madh me efikasitetin në sulm, andaj besohet se Vosha është një nga zgjidhjet për efikasitetin më të lartë në sulm.
Mediat vendore raoportojnë se Tikveshi nuk do të ndalet me kaq sa i përket përforcimeve në sulm, pasi që planifikon të sjellë një tjetër sulmues klasik.