Arbitër gjerman në sfidën Shqipëri-Ishujt Faroe

Shqipëria do të luajë përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi i Silvinjos kërkon fitoren dhe të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese.

Përsa i përket gjykimit, UEFA ia ka besuar këtë sfidë, gjyqtarit të Bundesligës. Sven Jablonski do të jetë kryesori i kësaj sfide. 33-vjeçari gjerman do të debutojë pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë, pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje kombëtaresh.

Asistentët e Jablonskit do të jenë Lase Koslocski dhe Eduard Beitinger. Ndërsa në var do të jetë Bastian Danker së bashku me asistentin e tij, Benjamin Brand.

 

LEXO EDHE:

Back to top button